Kalo te përmbajtja

Karrocë

Karroca juaj është bosh

Rreth Nesh

Historia e Markës

Me një karrierë më shumë se 15 vjeçare, Dren Abazi është një artist, i njohur për identitetin e tij unik dhe imazhin mahnitës, që e shfaqë në secilën prej performancave të tij magjepsëse. Gjatë rrugëtimit të tij artistik, vëmendje e veçantë i është kushtuar krijimit të një stili origjinal, karakteristik dhe të dalluar, si në skenë ashtu dhe në jetë të përditshme.  

Brand-i ynë u krijua si një pasion për të krijuar dhe shijuar veshjet e bukura. Nisur nga stili unik i Drenit dhe kerkesa për artikuj dhe veshje inspiruar nga personaliteti dhe krijimtaria artistike e tij, ne pamë mundësinë për të dizenjuar veshje të tilla për çdo kënd, të përdorshme me lehtësi, prej perditshmërisë deri tek rastet më speciale.

Prodhimi

Pëlhurat që përdoren janë elegante, me pjesëmarrje të fibrës elastike (Lycra), e cila jep lirshmëri dhe freski në lëkurë. Gjithashtu, pëlhurat janë ekologjikisht të pastra, të reciklueshme dhe nuk dëmtojnë mjedisin.

The products come as a result of a new business model:

• The production of the product starts only after the order is made; there is no stock or overproduction
• The product gives full respect to each customer as 100% of the production gives full attention to the mentioned client (in an industrial manner)
• The technology used is digital printing with ecologically clean ink (water-based).
• The collection is updated periodically

Video e Prodhimit

Cilësia

Produktet që ofrojmë janë të kualitetit më të lartë. Thënë këtë, ne sigurohemi që edhe lëndët e para, si materialet dhe aksesorët tjerë, të sigurohen nga furnitorë me të cilët ndajmë po të njejtat vlera. Çdo produkt që krijojmë është i kuruar me kujdes deri në detajin më të vogël, që të jetë saktësisht ajo çfarë ju doni apo edhe më shumë.

Qëndrueshmëria

Ne besojmë që qëndrueshmëria është një nga vlerat kryesore që e bëjnë një biznes të operojë suksesshëm. Kështu, në qendër të modelit tonë të biznesit kemi praktikën “E krijuar për porosi”, duke prodhuar vetëm atë që kërkohet. Kjo në përpjekje për të evituar ndikimin negativ mjedisor që shfaq zakonisht bota e modes (mbiprodhim dhe stok). Gjithashtu, kompania prodhuese e markës sonë është e çertifikuar me BSCI në nivelin A; lënda e parë vjen nga furnitorë evropianë, e cila krijon një zinxhir të shkurtër dhe efikas, duke mundësuar shpërndarje të shpejtë dhe kohë minimale pritjeje për klientët.